Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Squid Game” bëhet realitet. Por mos u trembni, nuk do të luhet për jetë a vdekje!

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 09:32 | Showbiz
“Squid Game” bëhet realitet. Por mos u trembni, nuk do të

“Squid Game”, seriali i Netflix që theu rekorde të shumta, do të kthehet në një reality show, ku njerëzit do të konkurrojnë me lojërat që shfaqen aty. Por mos u shqetësoni, nuk do të luhet për jetë a vdekje!

Gjatë serialit, i cili është konfirmuar për një sezon të dytë, konkurrentët mblidhen në një ishull dhe garojnë kundër njëri-tjetrit me grupe, në lojëra fëmijërie, popullore në Korenë e Jugut, por disa prej tyre edhe në vendin tonë, si ajo e tërheqjes së litarit.

https://a2news.com/2021/10/13/netflix-squid-game-seriali-me-i-shikuar-ne-muajin-e-pare-te-shfaqjes/

“Squid Game: Sfida”, do të jetë një kompeticion i bazuar mbi serialin, dhe fituesit do të mund të sigurojnë deri në 4,56 milionë dollarë. Netflix tha se në garë do të marrin pjesë 456 konkurrentë, çka do ta bëjë këtë garën më të madhe televizive në histori.

Megjithatë, nuk është zbuluar ende cili do të jetë ndëshkimi i kukullës gjigante për ata që kapen duke lëvizur, apo i rojeve për ata që nuk arrijnë të presin formën e duhur të biskotave. E sigurt është vetëm se nuk do të vriten!

https://a2news.com/2021/11/10/squid-game-seriali-i-preferuar-i-kim-jong-un/
https://a2news.com/2021/10/26/arsyet-psikologjike-pse-nuk-mund-te-ndalojme-se-pari-squid-game/

A2 CNN Livestream

Dita jonë