Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Transferimi i Asllanit tek Inter, sot pritet zyrtarizimi

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 13:12 | Futboll
Transferimi i Asllanit tek Inter, sot pritet zyrtarizimi

Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Kristjan Asllanit. Sikur është thënë dhe më parë, futbollisti i Kombëtares shqiptare pritet të zyrtarizohet te klubi zikaltër, të paktën brenda kësaj jave. Palët kanë arritur akordin me Asllanin, për të firmosur një kontratë 5-vjeçare, me pagë 1,2 milionë euro në sezon, teksa pritet të vendosën vetëm detajet e fundit që kjo marrëveshje të zyrtarizohet.

Siç raportojnë mediat italiane, në arkat e klubit toskan do të derdhen 14 milionë euro dhe minimalisht një futbollist nga ekipi i të rinjve në huazim. Sot, pritet të mbahet edhe takimi vendimtar mes dy klubeve, për të mbyllur njëherë e mirë marrëveshjen. Në Itali, futbollistin kuqezi të lindur në vitin 2002, e konsiderojnë si zëvendësuesin e denjë të Marcelo Brozovic.

Sezonin që lamë pas, Kristjan Asllani u aktivizua në 23 ndeshje me fanellën e Empolit dhe shënoi një gol dhe pikërisht në “San Siro” përballë gjigandëve të Interit. 20-vjeçari është një hap larg firmës me Interin, një kontratë që pritet ta veshë atë zikaltër deri në vitin 2027.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu