Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Vrau dhe groposi në oborr 8-vjeçarin, Prokuroria e Fierit mbyll hetimin për Klodian Çalamanin

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 15:34 | Kronikë
Vrau dhe groposi në oborr 8-vjeçarin, Prokuroria e Fierit mbyll

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurin Klodian Çalamani, i akuzuar për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë dhe vrasje ndaj të miturit.

Ngjarja makabre ndodhi një vit më parë ku 8-vjeçari Mateo Vaslliu, u gjet i groposur në oborrin e banesës së tij në fshatin Grecalli të Fierit dhe tronditi mbarë opinionin publik.

Familjarët e viktimës dhe banorët e fshatit në periferi të Fierit kërkuan drejtësi dhe dënim ekstrem të autorit të dyshuar.

https://a2news.com/2021/11/16/e-rende-ne-fier-femija-i-humbur-gjendet-i-vdekur-ne-banesen-e-38-vjecarit/

Njoftimi i Prokurorisë Fier

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurin Klodian Çalamani i akuzuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” të  parashikuar nga nenet 100/2 dhe 79 gërma “a” të K.Penal.

https://a2news.com/2021/11/18/tensione-ne-gjykaten-e-fierit-arrest-me-burg-ne-mungese-per-klodian-calamanin/

Nga hetimet paraprake rezultoi e provuar se në datën 16.11.2021 babai i M.V, ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58 pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen e tij.

Menjëherë pasi është marrë kallëzimi penal Nr.1262, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori.

https://a2news.com/2021/11/18/tension-ne-gjykaten-e-fierit-familjaret-e-8-vjecarit-te-vrare-hyjne-me-dhune-ne-kerkim-te-autorit/

Është bërë identifikimi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar se një të tillë e dispononte i dyshuari K. Çalamani banor i këtij fshati, i cili e kishte banesën rreth 100m larg banesës së të miturit.

Gjatë kontrollit të banesës është dalluar një pjesë toke e punuar ku pas gërmimit u gjet trupi pa jetë i viktimës.

Në këto kushte, është bërë prangosja dhe shoqërimi i të dyshuarit K. Çalamani.

Në analizë të të gjitha provave të grumbulluara, rezulton e provuar se i pandehuri, para se të kryente veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga neni 79 germa “a”, ka konsumuar fillimisht veprën penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë, të parashikuar nga neni 100/2 i K.Penal.

Pas kryerjes së aktit homoseksual me dhunë ndaj të miturit, i pandehuri Klodian Çalamani, ka kryer vrasjen me sende të forta kazëm e lopata.

A2 CNN Livestream

Dita jonë