Zhvillohet në internet tregtia ilegale e fildishit, pavarësisht ndalimit

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 21:25
dhembe elefanti 1280x720

Zhvillohet në internet tregtia ilegale e fildishit, pavarësisht ndalimit

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 21:25

Në eBay, artikujt e fildishtë shiten ende pavarësisht se janë zyrtarisht të ndaluar nga platforma shumë e njohur e tregtimit në internet për vite me radhë. Por si? Duke deklaruar se këto artefakte janë bërë nga “kockat e bagëtive”. Në këtë rezultat ka arritur një hetim i kryer nga BBC që filloi tre vjet më parë.

Në vitin 2019, BBC bleu tre artikuj në eBay, të gjithë të kataloguar si kocka gjedhi: një stoli të vogël afrikane të gdhendur, një byzylyk dhe një grup figurinash. Shkencëtarët nga Shkolla e Arkeologjisë e Universitetit të Oksfordit konfirmuan se dy prej tyre ishin bërë nga dhëmbë elefanti. Por Ebay, i u mbrojt duke deklaruar se: “Në dy vitet e fundit kemi bllokuar ose hequr mbi 265,000 reklama të ndaluara nga politika jonë për produktet shtazore”. Me pak fjalë, pak  është si të ndalosh ujin me duar, duke pasur parasysh që reklama të tilla qarkullojnë edhe në Instagram dhe Facebook.

Njoftimi i eBay për ndalimin absolut të shitjes së artikujve prej fildishi daton në vitin 2008 me synimin për të mbrojtur blerësit dhe shitësit, por mbi të gjitha kafshët në rrezik zhdukjeje. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2018, një ekip ekspertësh të udhëhequr nga Caroline Cox e Universitetit të Portsmouth, kishin konstatuar se tregtia në internet po vazhdonte. Në tre muaj hetimi, ekipi kishte gjurmuar 632 copa “kocka gjedhi” në faqen britanike e eBay, duke verifikuar se më shumë se 500 prej tyre ishin në fildish.

“Fildishi ka një ngjyrë kremi të veçantë, por kjo nuk është e gjitha. Ai ka linja tipike dhe të dallueshme rritjeje të quajtura Schreger Lines që ju lejojnë ta njihni atë,” shpjegoi Cox. “Për më tepër, në përshkrimin e objektit në shitje, shpeshherë tregohej me përpikëri pesha, e cila përdorej nga blerësi për të vlerësuar vlerën e objektit”.

Nga njëra anë, pandemia Covid-19 ka përshpejtuar gjuetinë pa leje për shkak të prezencës së reduktuar të turistëve, më pak mbikëqyrje dhe krizës socio-ekonomike në shumë vende. Nga ana tjetër, në Mbretërinë e Bashkuar, që nga 6 qershori, tregtia e dhëmbëve të elefantit është e paligjshme dhe e dënueshme me gjobë deri në 250 mijë paund, ose deri në pesë vjet burg. Është një nga ndalesat më të rrepta në botë për shitjen e fildishit të elefantit. Por a do të mjaftojë kjo për ta goditur këtë tregti? Ekspertët kanë frikë se, ndërsa ligjet kombëtare shtrëngohen, tregtia mund të lëvizë më tej në internet.