Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

17-vjeçari terrorizon me armë banorët e Lunxhërisë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2022, 13:31 | Kronikë
17-vjeçari terrorizon me armë banorët e Lunxhërisë

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 17-vjeçar, i cili akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Gjat, Lunxhëri, mëngjesin e së enjtes.

Sipas policisë, në pranga është vënë i mituri me iniciale P.Dh.

“Si rezultat i veprimeve intensive dhe profesionale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Dh., 17 vjeç, banues në fshatin Gjat, Gjirokastër.

Ky shtetas dyshohet se në orët e mbrëmjes së djeshme ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatike, në fshatin Gjat, Lunxhëri.

Pasi ka qëlluar, 17-vjeçari ka fshehur armën e zjarrit dhe është larguar, por është kapur brenda pak orësh nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu, nga Policia është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se ky shtetas ka qëlluar në ajër, si dhe dy krehra.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit të arrestuar u gjet edhe një armë sportive, të cilën ky shtetas e dispononte pa lejen përkatëse”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani