Bashkëshortja largon Di Marian nga “Zonja e Vjetër”

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 10:54
di maria 1280x701

Bashkëshortja largon Di Marian nga “Zonja e Vjetër”

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 10:54

Angel Di Maria dhe Juventus duket se ishin shumë pranë një akordi, por sa më shumë ditë kalojnë dy palët largohen nga njëri-tjetri.

Në media qarkulluan shpejt lajmet se kanë nisur bisedimet serioze dhe sa më shpejt, 34-vjeçari duhet t’u kthejë një përgjigje bardhezinjve.

Mirëpo, mediat spanjolle janë të sigurta se argjentinasi do ta refuzojë “Zonjën e Vjetër”. Kjo për shkak të gruas së tij, e cila nuk kërkon që të jetojë në Torinos, por do t’i pëlqente Barcelonën ose Lisbonën, pasi edhe Benfika ku Angel di Maria ka luajtur më parë, është një opsion dhe pse nga ana financiare janë larg Juvetusit  dhe katalanasve.

Megjithatë, ende nuk ka diçka zyrtare dhe përgjigjja e lojtarit pritet të kuptohet brenda kësaj jave.