Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Debati për OFL, Salianji: Janë pastruar njerëz të dy partive

Nga A2 CNN
16 Qershor 2022, 21:02 | Politikë
Debati për OFL, Salianji: Janë pastruar njerëz të dy partive

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, deklaroi në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ishte “një akt normativ për të pastruar të gjithë llumin”.

“OFL është një akt normativ për të pastruar të gjithë llumin që mund të ketë kontigjenti i atyre që tashmë janë “të pastër” edhe me ligj. Këtu ka edhe njerëz pranë PD-së, që kanë punuar për PS-në vetëm nga premtimi që “do t’ju lajmë”. Ka disa deputetë aktualë, ish-kryetarë bashkie, për të cilët unë doja emrat nga ministri. Drejtuesi i SPAK-ut tha në Parlament se ka qenë kundër OFL-së, por nuk kishin rrugë tjetër”, u shpreh Salianji.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani