Demi Moore gjen dashurinë, publikon fotot me të dashurin e ri

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 17:42

Demi Moore gjen dashurinë, publikon fotot me të dashurin e ri

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 17:42

Demi Moore dhe i dashuri i saj i ri nuk fshihen më. Aktorja në fakt ka publikuar disa foto në rrjetet sociale me Daniel Humm, shefin e famshëm zviceran të restorantit “Eleven Madison Park” në Nju Jork. Të dy kanë 13 vite diferencë por kjo nuk duket se e pengon dashurinë e tyre.

Aktoren 59-vjeçare dhe shefin e kuzhinës 46-vjeçare i bashkon edhe pasioni për ushqimin vegan. Për vite të tëra, Moore ka ndjekur një dietë të rreptë vegane, ndërsa Humm ka eliminuar të gjitha produktet shtazore nga lokali i tij.

Çështjet e zemrës së aktores kanë magjepsur gjithmonë botën e Hollivudit dhe më gjerë. Në moshën 18-vjeçare ajo u martua me muzikantin Freddy Moore, nga i cili u divorcua në vitin 1985, duke ruajtur mbiemrin e tij. Nga viti 1987 deri në vitin 2000 ajo ishte e martuar me aktorin Bruce Ëillis, me të cilin ka tri vajza. Në shtator 2005 ajo u martua me aktorin Ashton Kutcher. Pas ndarjes së shpallur në nëntor 2011, çifti u divorcua në vitin 2013. Tani ajo ka gjetur lumturinë me Daniel Humm.