Interpelanca me Çuçin, Salianji: OFL u krijua që kriminelët të përfshihen në fushatë

Publikuar më: 16/6/2022, ora 16:20

Interpelanca me Çuçin, Salianji: OFL u krijua që kriminelët të përfshihen në fushatë

Publikuar më: 16/6/2022, ora 16:20

Në një interpelancë të posaçme, deputeti Ervin Salianji, i kërkoi ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi informacion mbi funksionimin e strukturës së posaçme OFL, që sipas deputetit demokrat u krijua për t’i bërë presion të inkriminuarve për të bërë fushatë për Partinë Socialiste.

Në interpelancën e kërkuar ndaj ministrit Çuçi, Ervin Salianji e cilësoi si politike strukturën e posaçme OFL, me qëllim presionin para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ministri mohoi akuzat e Salianjit, teksa deklaroi se struktura ka qenë e paanshme dhe në funksion të ligjit.

Por, argumentet e Çuçit nuk e bindën Salianjin, i cili nga foltorja ngriti një tjetër shqetësim, kriminalitetin në vend.

Çuçi e justifikoi situatën kriminale në vend me mungesën e kulturës së zgjidhjes së konflikteve në vend, ndërsa si shembull mori Partinë Demokratike.

Pjesë e debateve ishte dhe vetingu në Polici, të cilën gjithashtu Salianji e sheh si nismë me qëllim presion politik, akuzë e mohuar kategorikisht nga Çuçi.