Korrupsioni non grata, Rama përplaset me PD: Jeni për t’u ngushëlluar

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 17:10

Korrupsioni non grata, Rama përplaset me PD: Jeni për t’u ngushëlluar

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 17:10

Rruga Tiranë-Kiev-Tiranë nuk e kishte munduar aq shumë Edi Ramën sa të shmangte raundin e radhës të përplasjes politike në Parlament. Ardhja e tij në sallën e Kuvendit përqendroi debatin te çështjet politike, e jo raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë që tregon sfidat e ekonomisë shqiptare në kohë krize. 

“Kur lexon të gjithë budallalliqet që shkruani ju, sigurisht që edhe të takon të thuash ndonjë gjë”, u shpreh Tabaku.

“Zonja Tabaku nuk e kuptova pse e ulët befas nivelin e komunikimit duke folur për budallalliqe!”, iu kundërpërgjigj Rama.

Debati vijoi të kishte protagonist Edi Ramën dhe Jorida Tabakun, por këtë herë me temë tjetër, dekriminalizimin.  

“Na vjen mirë që ju dukeni më mirë se ç’jeni në fakt se po të mendosh se si jeni, këtu nuk është as për të marrë replika e as për të bërë fjalime, por për të marrë mikrofonin për ngushëllime”, vijoi Rama

“Kampionët e korrupsionit që flasin për antikorrupsion. Unë e kisha në Vorë në 6 mars Kajmakun përballë”, theksoi Tabaku.

“Unë do t’ju sugjeroja që mos ta harroni që flamurin tuaj, e kemi të arkivuar me një vulë sipër, NON Grata”, u përgjigj Rama.

Flamurin e debatit për non gratat në dorë e mori Enkelejd Alibeaj, i cili akuzoi kreun e qeverisë se brenda grupit ka persona të tillë.

“Bëhu burrë një herë, fol për non gratat e tua dhe mos i ul poturet para tyre”, i tha Alibeaj.

“Juve po ju ndodh ajo që keni merituar, dhe prisni, prisni se ka akoma! Nuk ju ka mbaruar akoma!”, tha Rama.

Jashtë këtij debate kërkoi të mos qëndronte as linja e Sali Berishës ku në sallë kishte sekretarin e ri të përgjithshëm Flamur Noka.

“Këtu ka një sinkronizim për të të përkëdhelur ty nga të dyja palët. Nuk ka nevojë që të shohim tango dyshe që zgjat me orë të tëra”, u shpreh Noka.

Fjalët e deputetit opozitar nuk i pëlqyen kryeparlamentares, e cila ia mbylli mikrofonin, por kjo nuk i ndaloi akuzat.

 “Ti je një kukull që të përdor ai”, iu drejtua Noka- Nikollës.

“Ato komente bëja një shoqeje tënde, jo mua. Përplasja u shua me largimin e Edi Ramës nga salla e parlamentit”, iu përgjigj Nikolla-Nokës.