
Manaj në kërkim të klubit të ri, Spezia nuk e blen kartonin e tij
Rei Manaj do të kthehet përsëri te Barcelona. Mediat italiane shkruajnë se sulmuesi i përfaqësueses shqiptare nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e Specias edhe pse ishte një nga elementët që siguruan mbijetesën e kësaj skuadre në Serinë A.
Futbollisti nga Lushnja ishte dhënë në forme huazim nga Barcelona për një vit me të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 2,7 milionë euro në fund të sezonit.
Por klubi italian ka vendosur që të mos e blejë Manaj, duke lejuar kështu kthimin e tij në klubin katalanas.
Kështu, Manaj rikthehet në urdhrat e trajnerit Xavi, por se çdo të ndodhë me të ardhmen e tij do të shihet më vonë. Me shume gjasa klubi pritet ta huazojë sërish lojtarin dhe kampionati italian mbetet prioritet.