Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndalimi i publikimit të dëshmive të Dumanit, SPAK del me sqarim

Nga A2 CNN
16 Qershor 2022, 20:36 | Kronikë
Ndalimi i publikimit të dëshmive të Dumanit, SPAK del me sqarim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka sqaruar vendimin për ndalimin e publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit.

Nisur nga interpretimet e bëra në media, lidhur me urdhrin e prokurorëve për ruajtjen e sekretit, ndalimin e publikimit të akteve dhe përmbajtjes së tyre sqarojmë se ky urdhër i është komunikuar gazetarit E.Q., kundrejt nënshkrimit për marrjen dijeni, pasi gazetari ka publikuar disa të dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në burg”. Sqarojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë urdhër ia ka adresuar vetëm një gazetari dhe për arsyen konkrete të sipërcituar”, lexohet në deklaratën e SPAK-ut.

https://a2news.com/2022/06/16/urdhri-i-prokuroreve-te-dumanit-kush-publikon-detaje-te-deshmise-se-tij-rrezikon-burgun/

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme për të sqaruar rrethanat në të cilat informacioni hetimor sekret është transmetuar tek personat që më pas e kanë publikuar atë, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të personit/personave që ka/kanë nxjerrë sekretin hetimor. Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk mund dhe nuk duhet të cenojë një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave, emrat e të cilëve janë përmenduar gjatë hetimit, i cili vazhdon”, shton SPAK.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani