Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Nga 20 gushti Greqia del nga mbikëqyrja speciale e BE-së, e vendosur në 2010

Nga A2 CNN
16 Qershor 2022, 21:57 | Ballkani
Nga 20 gushti Greqia del nga mbikëqyrja speciale e BE-së, e vendosur

Nga 20 gushti, Greqia do të dalë nga regjimi i mbikëqyrjes së zgjeruar të BE-së të cilit i është nënshtruar që nga paketa e shpëtimit të vitit 2010 dhe do të kalojë në ciklin e rregullt të mbikëqyrjes së Semestrit Evropian.

Këtë e kanë bërë të ditur presidenti i Eurogrupit, Paschal Donohoe dhe komisioneri i BE-së për ekonominë, Paolo Gentiloni.

"Për Greqinë, unë paraqita raportin tonë të katërmbëdhjetë të mbikëqyrjes së zgjeruar dhe u konfirmova ministrave se Komisioni nuk ka ndërmend të vazhdojë me raportin e mbikëqyrjes së zgjeruar përtej gushtit," shpjegoi Gentiloni.

Ndërkaq ministrat e Eurozonës e mirëpritën propozimin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani