Perez: Mbappé ëndërronte Realin… flasim pas tre vjetësh

Publikuar më: 16/6/2022, ora 17:04
perez 1280x720

Perez: Mbappé ëndërronte Realin… flasim pas tre vjetësh

Publikuar më: 16/6/2022, ora 17:04

Kylian Mbappé nuk u transferua te Reali i Madridit jo sepse nuk dëshironte, por për shkak të presionit të jashtëzakonshëm në Francë, që arriti deri në nivele shtetërore.

Për herë të parë që prej “telenovelës” së merkatos, Florentino Perez zbuloi të vërtetat e tij rreth kësaj çështjeje. Sipas Presidentit të “Los Blancos”, sulmuesi e ëndërronte Realin dhe për të, dera nuk mund të cilësohet përfundimisht e mbyllur.

“Mbappé ëndërronte të luante me Realin. Donim ta merrnim një vit më parë dhe nuk na e shitën. Djaloshi e përsëriste se dëshironte të vinte në Madrid. Por, në harkun e 15 ditëve, gjithçka ndryshoi. Nga një krah ishte presioni politik, në krahun tjetër presioni ekonomik. Kylian është ende i ri dhe një djaloshi i bën përshtypje nëse e merr në telefon Presidenti i Republikës. Fakti është që asnjë lojtar në histori nuk është më i madh se Reali i Madridit, kjo është e padiskutueshme. Por, Kylian nuk i ka dyert e mbyllura. Ndoshta pas tre vjetësh situata mund të ndryshojë”, tha Perez.

Ylli francez i sulmit rinovoi kontratën për tre vjet te Paris Saint Germain. Nga marrëveshja, ai përfitoi 90 milionë euro, plus 130 milionë në momentin e hedhjes së firmës.