
Përgatitjet për Champions, Tirana humb miqësoren e parë në Turqi
Tirana i ka nisur me humbje përgatitjet në Turqi. Bardheblutë kanë zhvilluar testin e parë gjatë fazës përgatitore, përballë moldavëve të Dinamo Auto Tiraspol.
Goli Redon Xhixhës nuk i mjaftoi kampionëve të Shqipërisë, që u thyen me përmbysje, me shifrat 2-1.
Rezultati u ndikua edhe nga fakti që trajneri Orges Shehi i aktivizoi të gjithë lojtarët në dispozicion, për të krijuar një ide më të mirë për grupin, përpara angazhimeve në Champions League.
Në turin e parë kualifikues, Tirana do të luajë më 5 korrik në trasfertën në Luksemburg, ndaj Dudelanzhit, teksa sfida e kthimit është programuar më 12 korrik, në kryeqytet.