Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përmbyllet protesta në Kosovë. Veteranët pranojnë ftesën e Kurtit, nesër takimi

Nga A2 CNN
16 Qershor 2022, 20:56 | Kosova
Përmbyllet protesta në Kosovë. Veteranët pranojnë

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmbyllën protestën në Prishtinë pas disa orëve me tensione dhe bllokim te kuvendit. Përfaqësuesit e tyre do të takohen ditën e nesërme me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Financave, Hekuran Murati si dhe kryetarin e Komisionit për Buxhet, Armend Muja.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, tha se nëse kërkesat tyre nuk realizohen do t’ju kërkojnë deputetëve që të pengojnë mbarëvajtjen e çdo seance të Kuvendit të Kosovës.

Zemërimi i veteranëve u nxit nga mos përfshirja e tyre në projektligjin e miratuar për rritjen e pagës minimale. Për ta zgjidhur këtë situatë, kryeministri Kurti anuloi pjesëmarrjen në Forumin e Prespës në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë