Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pritet zhbllokimi i negociatave, Franca i dërgon Bullgarisë propozimin për heqjen e vetos

Nga A2 CNN
16 Qershor 2022, 15:21 | Politikë
Pritet zhbllokimi i negociatave, Franca i dërgon Bullgarisë propozimin

Erdhi në Maqedoni të Veriut me një mesazh tepër të qartë. Presidenti i Këshillit Europian, Chales Michel, në Forumin e Prespës në Ohër tha se javën e ardhshme priten zhvillime pozitive, sa i përket hapjes së negociatave të anëtarësimit të Bashkimit Europian me Tiranën dhe Shkupin.

“Çelja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur është prioritet i lartë. Mbështesim të gjitha përpjekjet për zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për çështjet e hapura bilaterale me Bullgarinë. Jam i angazhuar personalisht me kolegë të tjerë dhe miq në BE për ta çuar përpara këtë proces. Sinqerisht, shpresoj dhe jam i bindur se ne do të kemi zhvillime pozitive shumë shpejt”, tha Michel.

https://a2news.com/2022/06/15/bashkesia-politike-europiane-franca-nuk-eshte-alternative-e-zgjerimit-te-be/

Ai tha se zhbllokimi i procesit të zgjerimit të BE-së do të ishte një sinjal i rëndësishëm për të gjithë rajonin. Deklarata shpresëdhënëse vjen përpara samitit të 27 vendeve të Unionit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Ndërkohë, në lidhje me këtë Franca do t’u dërgojë shteteve anëtare të BE propozimin për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë e cila do lejonte caktimin e datës për konferencën e parë ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.

Agjencia e lajmeve BGNES në Sofje shkruan se kryeministri Kiril Petkov do ta dërgojë dokumentin e qeverisë së Parisit në Kuvend për shqyrtim. Madje ai ka paralajmëruar të gjithë politikanët bullgarë të përgatiten për një “sulm brutal diplomatic” nga ana e diplomatëve të huaj në Sofje. Më aktivët, sipas tij, do të jenë ambasadorët e Francës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani