Shkëmbinjtë nënujorë dhe koralet e buta ndihmojnë në ekosistemin e detit

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 10:19

Shkëmbinjtë nënujorë dhe koralet e buta ndihmojnë në ekosistemin e detit

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 10:19

Sipas ekspertëve detarë, koralet e buta, duke pulsuar butësisht nën ujë dhe duke u tundur sa andej-këtej me valën, janë të nënvlerësuara dhe të anashkaluar në krahasim me koralet e tjera të forta.

Koralet e buta, të njohura edhe si oktokorale, thuhet se ofrojnë tonelata ushqim dhe strehim për speciet e tjera dhe janë në gjendje të rriten shpejt, tha biologia detare australiane Rosie Steinberg.

Steinberg në fund të vitit 2021, publikoi një teknikë që lejon studiuesit të identifikojnë në mënyrë efikase shëndetin e koraleve të buta, për të zbuluar se cilat specie kanë më shumë nevojë për mbrojtje nga valët e të nxehtit detar.

Teknika përfshin bluarjen e mostrave të ngrira të lagura të koraleve të buta për të krijuar një substancë pure, e cila më pas futet përmes një centrifuge që ndan qelizat e algave nga proteina e koralit. Studiuesit më pas, mund të shikojnë sasinë e proteinave, qelizave të algave dhe klorofilit, të cilat janë të gjitha tregues të shëndetit të koraleve. Sa më e lartë sasia e algave të pranishme, aq më i shëndetshëm vlerësohet të jetë korali.

Njohja se cilat specie janë më të rrezikuara nga valët e të nxehtit detar dhe cilat janë më rezistentët, do t’i lejojë studiuesit të synojnë masat parandaluese ndaj specieve që kanë më shumë nevojë për të.

Ajo shpreson se lehtësia e kësaj teknike të re do të inkurajojë më shumë shkencëtarë që të përfshijnë oktokorale në kërkimin e tyre, gjë që do të krijojë një pasqyrë më të mirë të statusit të shkëmbinjve nënujorë.

Teknika mund të përdoret gjithashtu për të konstatuar shëndetin e kafshëve të tjera detare që përdorin algat, të tilla si kandil deti, anemonat dhe sfungjerët.

Biologia pohoi se masat parandaluese, mund të bëjnë kaq shumë vetëm nëse emetimet e karbonit nuk ulen. “Rivendosja e shkëmbinjve nënujorë dhe rigjenerimi i shkëmbinjve nënujorë, nuk do të jetë mënyra se si ne i shpëtojmë ata. Mënyra se si i ruajmë ato është zvogëlimi i emetimeve të dioksidit të karbonit dhe më pas kur ato emetime të jenë zhdukur, dhe ne kemi të gjitha këto teknika për restaurim, atëherë do të jemi në gjendje t’i kthejmë ato.”