Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shkrirja e gjykatave, Çelaj: Po shpopullohen me dashje zonat e Tropojës, Hasit dhe Kukësit

Nga A2 CNN
16 Qershor 2022, 19:37 | Politikë
Shkrirja e gjykatave, Çelaj: Po shpopullohen me dashje zonat e

Kriza e sistemit gjyqësor që ka paralizuar prej ditësh vendin nuk ka shpëtuar pa u bërë objekt debati edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Prej foltores së deputetit, përfaqësuesi i zonës së Tropojës ka ngritur alarmin se mbyllja e gjykatës atje do të ketë një efekt edhe më të thellë, që do të reflektohet tek shpopullimi i atyre zonave.

“Standardi evropian është që qytetari duhet të ketë gjykatën jo më shumë se një orë larg nga banesa me transport publik. Ju e llogarisni distancën nga zyrat, me Google Maps, pa pasur parasysh pozicionin gjeografik të Tropojës dhe distancën reale me qendrën e Qarkut Kukës, që i kalon dy orët. Shtojmë këtu edhe mbylljen e gjykatave të apelit dhe zhvendosja e tyre në Tiranë. Është e qartë që reformat fasadë të ndërmarra nga ju po i marrin frymën qytetarëve”, tha Çelaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani