Sipërmarrjet IT u rritën vitin e shkuar. Paketa e re për tatimin mund të frenojë “hovin”

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 19:55

Sipërmarrjet IT u rritën vitin e shkuar. Paketa e re për tatimin mund të frenojë “hovin”

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 19:55

Teknologjia e informacionit vijoi rritjen edhe vitin e shkuar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i sipërmarrjeve në këtë sektor, gjatë vitit 2021 arriti mbi 2 200, duke shënuar kështu një rritje me 39% krahasuar me vitin 2020.

Përveç pandemisë, aktorë nga ky treg identifikojnë edhe arsyet e tjera që ka ndikuar në rritjen e këtij sektori. Geron Treska thotë për A2 CNN: “Ne u pozicionuam si një vend jo shumë i shtrenjtë për të punësuar, por diçka më i besueshëm sesa India”.

Por, ky hov rrezikon të ndalet. Paketa e re për tatimin mbi të ardhurat është arsyeja. Kristi Kumria u shpreh: “Kur ti e takson me taksë shumë të lartë, kjo e step sipërmarrësin”.

Sipërmarrësit e rinj në fushën e teknologjisë së informacionit kërkojë më shumë kohë dhe mbështetje.

Bashkë me profesionistët e tjerë të lirë, prej 1 janarit të vitit të ardhshëm me gjasa do të japin më shumë para’ për arkën e shtetit nga fitimet e tyre.