“Sirena e akullit”, notarja kiliane kalon me not mes dy oqeaneve

Publikuar më: 16/6/2022, ora 08:33

“Sirena e akullit”, notarja kiliane kalon me not mes dy oqeaneve

Publikuar më: 16/6/2022, ora 08:33

Notarja kiliane Barbara Hernandez bëri të ditur se kishte shënuar një rekord botëror Guinness, pasi notoi midis Oqeanit Paqësor dhe Atlantikut në Cabo de Hornos, në Kilin jugor.

Hernandez theu rekordin Guinness duke notuar një milje detare në 15 minuta dhe tre sekonda në shkurt.

Shoqata Botërore e Notit në Ujë të Hapur e njeh atë si personi i parë që notoi ndonjëherë tre milje detare (5500 metra), midis të dy oqeaneve.

Psikologia dhe notarja 36-vjeçare, e cila njihet edhe si “sirena e akullit”, tha se dëshiron që të gjithë kilianët të ndjehen krenarë, sikur arritja e saj të ishte e tyre.

“Dua t’u bëj apel njerëzve për të ndjekur ëndrrat e mëdha, për të ditur se fjalë për fjalë nga fundi i botës ne mund të bëjmë gjëra që do të ndikojnë në jetën e njerëzve të tjerë”, shtoi ajo.

Gjatë arritjes së saj, Hernandez u monitorua nga afër nga Marina Kiliane. Ajo nuk u lejua të merrte ndihmë, të ndalonte për të pushuar apo edhe të vishte një kostum neopreni.