Situata në PD, Salianji: Ka një përpjekje për të krijuar dy parti

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 20:19

Situata në PD, Salianji: Ka një përpjekje për të krijuar dy parti

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 20:19

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se në Partinë Demokratike nuk po punohet për bashkim, por për të krijuar dy parti.

“Ajo që shikoj në Partinë Demokratike, është se ndaj qeverisë ka bashkim. Nga ana tjetër, janë egot personale, ambiciet për karrierë dhe një lloj ngushtësie nga të dy krahët, ku secili kërkon të marrë maksimumin. Nëse nuk është e bashkuar, PD-ja nuk ka mundësi të paraqesë ofertë serioze. Shikoj që ka një përpjekje për të krijuar dy parti. Njërën parti po përpiqet ta krijojë ai që ishte kryetar më përpara (Lulzim Basha). Në politikë ulesh edhe me kundërshtarin politik për negociata. Kurse këtu nuk ka vullnet për t’u ulur, por vetëm deklarata për të bërë distancimin nga njëri-tjetri dhe për të krijuar shtratin e një partie të re. Për mendimin tim, kjo do të dëmtojë investimin e disa njerëzve që për 9 vite kanë qenë të sakrifikuar në përballje me regjimin. Edhe nga Rithemelimi duhet të kishte një qasje më ndryshe, për të pasur që të gjithë kontributorët e partisë në një anë”, tha Salianji.

“Basha ka dhënë dorëheqjen, por nuk ka hequr dorë. Ai do të bëjë çdo përpjekje që të kthehet në një parti, sado të vogël e të dobët, vetëm që të ndihet kryetar. Kjo duket në qëndrime”, shtoi Salianji.