Studimi i Imperial College: Shërimi dhe vaksinimi nuk mbrojnë nga riinfektimi me Omicron  

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 09:50
Omicron 1280x720

Studimi i Imperial College: Shërimi dhe vaksinimi nuk mbrojnë nga riinfektimi me Omicron  

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 09:50

Teksa shifrat e të infektuarve ndaj COVID-19 kanë filluar të rriten edhe në vendin tonë, një studim i një instituti prestigjioz si ai i Imperial College në Londër, ka nxjerrë përfundime disi shqetësuese për variantin tashmë më të përhapur, Omicron.

Ndër të tjerat, hulumtuesit britanikë mendojnë se persona të  infektuar me variantin Omicron, mund të infektohen sërish.

“Omicron shkon përtej radarëve të sistemit imunutar, pacientët mund të riinfektohen disa herë, sepse sistemi imunitar nuk e kujton atë”.

Jo vetëm, por edhe personat e vaksinuar me dozën e tretë, ndërkohë që kishin imunitet për të gjitha variantet e tjera, nuk kishin mbrojtje për variantin Omicron.

Gjithsesi, varianti Omicron, edhe pse më ngjitës së të tjerët, sipas studimeve nuk prek shumë mushkëritë, duke mos shkaktuar kështu pasoja të rënda dhe vdekjeprurëse, si varianti i parë.