Tabaku: Fatura e arbitrazhit është 385 milionë euro. Rama: Asnjë qindarkë nuk i është paguar Becchetti-t

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 13:00
Tabaku  Fatura e arbitrazhit eshte 385 milione euro Rama  Asnje qindarke nuk i eshte paguar Becche 1280x720

Tabaku: Fatura e arbitrazhit është 385 milionë euro. Rama: Asnjë qindarkë nuk i është paguar Becchetti-t

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 13:00

Deputetja e Partisë Demokratike, Jordia Tabaku, deklaroi në fjalën e saj në Kuvend se vendi ka një faturë prej 385 milionë euro për të paguar nëpër arbitrazhe.

Por pretendimi i saj u hodh poshtë nga kryeministri Edi Rama.

“Keni lajmëruar se po paguhet një marifetçi i madh, si ai që e përdorët edhe për të çoroditur njerëzit përpara zgjedhjeve, po ju them se asnjë qindarkë nuk i është paguar as Becchetti-t dhe askujt tjetër.

Dhe ndërkohë ballafaqimi vazhdon kudo që ka mundësi të zhvillohet”, tha Rama.

“Keqardhje për këtë zonja Tabaku, sepse ju edhe lexoni shumë, dhe një njeri i tillë të flasë për 385 milionë euro, që nuk ekzistojnë, është pak e sikletshme”.