Urdhri i prokurorëve të Dumanit: Kush publikon detaje të dëshmisë së tij, rrezikon burgun

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 19:03

Urdhri i prokurorëve të Dumanit: Kush publikon detaje të dëshmisë së tij, rrezikon burgun

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 19:03

Prokurorët e Dumanit kanë urdhëruar ndalimin e publikimit të detajeve të dëshmisë së tij. Në urdhrin e lëshuar nga SPAK thuhet se Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë dhënë shpjegime për shumë ngjarje të rënda kriminale, ku është e domosdoshme ruajtja e sekretit të tyre deri në përfundim të hetimeve. Në bazë të marrëveshjes që Prokuroria e Posaçme ka lidhur me ta, urdhërohet ndalimi i publikimit në media dhe duke kujtuar që ata që e bëjnë rrezikojnë burgun.

“Shtetasit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë dhënë shpjegime për shumë ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në vite dhe vende të ndryshme. SPAK ka lidhur marrëveshje me ta. Deklarimet  e tyre janë shumë të vlefshme për hetimin. Duke vlerësuar rëndësinë e tyre del e domosdoshme ruajtja e sekretit të tyre, deri në përfundim të hetimeve paraprake. Gjithashtu, ndalohet publikimi i këtyre deklarimeve qoftë edhe i pjesshëm nga shtypi apo informacioni masiv. Moszbatimi i këtij urdhri sjell përgjegjësi penale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e prokurorisë.