Rama e kritikoi, Nikolla “hakmerret” menjëherë

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 13:11

Rama e kritikoi, Nikolla “hakmerret” menjëherë

Përditësuar më: 16/6/2022, ora 13:11

Deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ju dha fjala jashtë procedure në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend nga Lindita Nikolla.

Ndërsa Tabaku ishte duke folur në foltore, ku debatonte me kryeministrin Rama, ky i fundit kthehet në një moment nga kryetarja e Kuvendit dhe e kritikon atë se pse i dha fjalën deputetes demokrate.

Nuk zgjati shumë dhe Rama u ngrit për të replikuar, por Nikolla ndërhyn sërish dhe i kërkon kryeministrit të ulet pasi nuk është momenti për replikë.