Akuza e Berishës: Arrestohet në Itali djali i ministrit të Brendshëm Çuçi

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 17:33
sali berisha 1 1280x720

Akuza e Berishës: Arrestohet në Itali djali i ministrit të Brendshëm Çuçi

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 17:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, është arrestuar në Itali.

Në një status në Facebook, Berisha thotë se “Endi Çuçi është arrestuar në Itali, për kontrabandë ilaçesh dhe personave të sëmurë”.

“Djali i ministrit të Brendshëm, si anëtar i mafies që kontrabandonte ilaçe dhe të sëmurë! Punonte në KLGJ! Ndërhyrje të fuqishme për lirimin e tij! Mafie dhe vetëm mafie!”, shkruan Berisha.

SUPERSKANDAL! Arrestohet ne Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit te Brendeshem te familjes Blendi Çuçi, si antar i…

Posted by Sali Berisha on Friday, June 17, 2022