Arrestohet mësuesi dhe bashkëpunëtori, iu vidhnin llogaritë në rrjetet sociale njerëzve dhe u kërkonin para për t’ua rikthyer

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 12:16
policia 3 1280x720

Arrestohet mësuesi dhe bashkëpunëtori, iu vidhnin llogaritë në rrjetet sociale njerëzve dhe u kërkonin para për t’ua rikthyer

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 12:16

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona, të cilët Iu vidhnin llogaritë në rrjetet sociale shtetasve të ndryshëm dhe u kërkonin para për t’ua rikthyer.

Në pranga përfunduan:

P. A., 59 vjeç, banues në Tiranë, më profesion mësues, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik“, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikim i dokumenteve shkollore”;

L. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

Policia tha se nga hetimet disamujore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u vidhnin llogaritë në rrjetet sociale shtetasve të ndryshëm, të cilëve më pas u kërkonin para, që t’ua rikthenin llogaritë e tyre. Policia ka sekuestruar 1 kompjuter, 2 aparate celulare, dokumente arsimore të dyshuara të falsifikuara dhe dokumente të tjera të ndryshme. 

“ Shtetasi L. P., pasi administronte llogaritë në rrjetet sociale, të vjedhura nga përdorues të ndryshëm, i kontaktonte ata që të paguanin para për rikthimin e llogarive, ndërsa shtetasi P. A. tërhiqte nga njësitë e transfertave të parave, shumat e përfituara nga ky aktivitet kriminal. Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit u gjetën disa dokumente shkollore (dëftesa), të dyshuara të falsifikuara, që i posedonte shtetasi P. A., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 pajisje kompjuterike, 2 aparate celulare, dokumente institucionesh financiare dhe dokumente të tjera të ndryshme”, tha Policia.