Ashpërsohet ligji, gjobë 2 miliardë lekë nëse abuzohet me të dhënat personale

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 16:14

Ashpërsohet ligji, gjobë 2 miliardë lekë nëse abuzohet me të dhënat personale

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 16:14

Përpunimi e publikimi si dhe keqpërdorimi i të dhënave personale do të dënohet me gjobë deri në 2 miliard lekë. Nisma e re e qeverisë, hedhur tashmë për Konsultim Publik parashikon që nëse abuzimi me të dhënat personale ndodh nga një ndërmarrje, ndaj saj do të aplikohet gjobë deri në 4 për qind të xhiros totale vjetore të përgjithshme për vitin financiar paraardhës.

Sipas dokumentit, cenimi i të dhënave personale mund të lidhet me emrin, numrin e identifikimit, të dhënat e vendndodhjes, ato në internet apo identiteti gjenetik, mendor e ekonomik.

Në lidhje me arkëtimin e gjobave, në ndryshim nga ligji aktual në fuqi, propozohet që gjobat të arkëtohen në masën 90 për qind në buxhetin e shtetit dhe pjesa tjetër e tyre të arkëtohet në llogarinë e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Draft-ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale vjen pas skandaleve të të dhënave personale si dalja e listës së pagave, targave të automjeteve apo numrave të telefonit.

Sipas relacionit shpjegues me anë të ndryshimeve ligjore, Shqipëria përfshihet në listën e shteteve për të cilat Komisioni Europian përcakton se ofron sistem të përshtatshëm të mbrojtjes së të dhënave personale.