Botërori 2026, FIFA zbulon 16 qytetet e eventit në SHBA, Kanada dhe Meksikë

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 14:21
shbaaaaa 1280x720

Botërori 2026, FIFA zbulon 16 qytetet e eventit në SHBA, Kanada dhe Meksikë

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 14:21

Edhe pse të gjithë sytë janë nga Botërori 2022 në Katar, i cili do të nisë në nëntor, FIFA po mendon edhe për Kupën e Botës 2026. Eventi që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, do të jetë i parime 48 skuadra finaliste.

Konfederata botërore e futbollit, zbuloi ndërkohë edhe 16qytetet që do të organizojnë turneun më të rëndësishëm. Njëmbëdhjetë prej tyre janë në SHBA. Bëhet fjalë për Atlantan, Boston, Dallas, Houston, Kansas City, Los Angeles, Miami,Neë York, Philadelphia, San Francisco dhe Seattle.

Tre nga qytetet ku do të luhen ndeshjet janë në Meksikë, Mexico City, Guadalajara e Monterrey. Vetëm dy qytete në Kanada, me Toronto e Vancouver që do të presin eventin madhor.

“Është një ditë historike për të gjithë shtetet dhe qytetet organizatore, por edhe për futbollin. Do të jetë spektakli më i madh. Ky do të jetë një Botërori paprecedentë dhe një shtysë e madhe për ta bërë futbollin global”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Edhe pse 16 qytetet organizatore u zyrtarizuan, FIFA ende nuk ka bërë të ditur se ku do të luhet ndeshja hapëse e Botërorit 2026, apo në cilin qytet do të zhvillohet finalja për trofeun.