Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Decentralizimi vendor, Rama mbledh kryebashkiakët për strategjinë kombëtare

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 10:07 | Politikë
Decentralizimi vendor, Rama mbledh kryebashkiakët për strategjinë

Kryeministri Edi Rama mbledh sot kryebashkiakët, ku do te diskutohet strategjia kombëtare e decentralizimit të pushtetit vendor.

Në rendin e ditës, është performanca financiare e qeverisjes vendore. Por mësohet se gjithashtu në fokus të takimit, do të jetë menaxhimi i sezonit turistik veror, por edhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Takimi do të nisë në orën 11:00, ndërsa pritet të zgjasë deri rreth orës 15:00. Agjenda fillon me diskutimin për decentralizimin dhe performancën financiare të qeverisjes vendore me fjalën e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Ai do të pasohet nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, dhe më pas edhe nga kryeministri Edi Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani