Diskutojnë për kërcënimin rus, Osmani takon Escobar, Peach dhe Sarrazin në Ohër

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 13:38
MB OSMANI ESCOBAR frame 0 1280x720

Diskutojnë për kërcënimin rus, Osmani takon Escobar, Peach dhe Sarrazin në Ohër

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 13:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë në Samitin e Prespës në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë bisedave të ndara me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dërguarin britanik për rajonin tonë, Stuart Peach dhe me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është diskutuar dhe për kërcënimin rus.

“Integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera demokratike të rajonit në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për ta parandaluar agjendën destablizuese dhe ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tone”, shkruan Osmani në një mesazh në Facebook.

Presidentja e Kosovës shton se “angazhimi i partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor është hapi i duhur drejt rigjallërimit të procesit integrues, i cili siguron paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë”.