Emërohet drejtor i ri i Policisë së Burgjeve

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 13:34
drejtoria e burgjeve frame 756 1024x576

Emërohet drejtor i ri i Policisë së Burgjeve

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 13:34

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar sot në krye të Policisë së Burgjeve Paulin Rajta.

Drejtues i Lartë, me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi, si dhe ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun.

Ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj. Ka kryer detyra të rëndësishme në Administratën Publike.

Së fundmi Rajta kryente detyrën e Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë.

Në të gjitha detyrat e ngarkuara, Rajta ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në zbatimin e ligjit, luftën ndaj krimit dhe shërbimin ndaj qytetarëve.