Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Favorizuan kultivimin e bimëve narkotike, ndalohen 4 efektivë policie në Velipojë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 16:09 | Kronikë
Favorizuan kultivimin e bimëve narkotike, ndalohen 4 efektivë policie

Katër punonjës policie në Stacionin e Policisë së Velipojës janë ndaluar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Ata dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore veprimtaria e kundraligjshme e tyre u dokumentua pas hetimeve me metoda speciale. Pas kësaj AMP ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e policisë:

“- N/Komisar Z. S., 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;

- N/Komisar A. H., 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë;

- Inspektor E. L., 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë;

- Inspektor H. B., 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë”.

Sipas AMP-së me veprimet dhe mosveprimet e tyre, si persona me fushë përgjegjësie direkte, këta punonjës dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen në kuadër edhe të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të DVP-së. Materialet proceduriale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli