Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gjendet origjina e pandemisë më të rëndë që ka kaluar njerëzimi

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 09:34 | Lifestyle
Gjendet origjina e pandemisë më të rëndë që ka

Një ekip shkencëtarësh ka arritur të gjejë origjinën e Murtajës së Zezë, pandemisë më të rëndë në historinë e njerëzimit.

Origjina e saj është në rajonin e maleve Tian Shan (Kirgizistani i sotëm), të Azisë Qendrore, në gjysmën e parë të shekullit XIV. Në studimin e botuar në revistën “Nature”, thuhet se Murtaja e Zezë arriti në Mesdhe në mesin e shekullit XIV nëpërmjet anijeve tregtare që udhëtonin në Rrugën e Mëndafshit nga Deti i Zi dhe u përhap në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në një shpërthim në shkallë të gjerë.

https://a2news.com/2022/01/01/historia-e-pandemive-ne-100-vjet/

Murtaja e Zezë, që zgjati si pandemi deri në fillim të shekullit XIX, shkaktoi vdekjen e më shumë se gjysmës së popullsisë evropiane.

Philip Slavin, historian i ekonomisë mjedisore nga Stirling (Mbretëri e Bashkuar) dhe autori kryesor i studimit, gjeti rekorde të larta vdekjesh në disa varreza në Kirgizistan për vitet 1338 dhe 1339. Studimi sugjeron se në një moment në shekullin XIV, pati një ngjarje që studiuesit e quajnë "Big Bang", një diversifikim masiv i llojeve të murtajës, të cilin ata e lidhin me gjenezën e valës së parë të madhe të Vdekjes së Zezë në Evropë, midis 1346 dhe 1353.

https://a2news.com/2022/01/17/10-miliarderet-me-te-medhenj-te-botes-dyfishuan-pasurine-gjate-pandemise/

Shumë teori e vendosën origjinën e kësaj pandemie në vende të Azisë si Kina apo Mongolia, por në këtë studim, studiuesit treguan se shpërthimi fillestar ndodhi në këtë rajon të Azisë Qendrore, një zonë e përshkuar nga rrugë të rëndësishme tregtare në Mesjetë. Shkencëtarët arritën në përfundimin se lloji i lashtë i Azisë Qendrore që shkaktoi epideminë e murtajës 1338-1339 në Kirgizistan kaloi te njerëzit nga marmotat në këtë rajon.

A2 CNN Livestream

Dita jonë