Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Hetimet për 6 janarin, Trump bëri presion ndaj Pence që të përmbyste rezultatin zgjedhor

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 14:35 | Bota
Hetimet për 6 janarin, Trump bëri presion ndaj Pence që të

Një ish-gjykatës federal që këshilloi Mike Pence në prag të 6 janarit të vitit 2021, përvijoi një skenar të zymtë me të cilin do të ishte përballur vendi, nëse ish-zëvendpresidenti do të ishte dorëzuar përballë presionit të Donald Trump… Do të ishte si revolucion.

Në dëshmitë live dhe ato me regjistrim para dhomës së përfaqësuesve që po heton sulmin ndaj Kapitolit, rrethi I ngushtë I Pence detajoi fushatën e Trump dhe aleatëve të tij të cilën këmbëngulnin pa drejtë që Pence të mos e certifikonte rezultatin e zgjedhjeve më 6 janar.

Dëshmitarët thanë në mënyrë të përsëritur se plani që Pence të përmbyste zgjedhjet ishte jokushtetues. Ish-shefi I kabinetit të zëvendëspresidentit, Marc Short, tha se ishte shqetësuar aq shumë për presionin e Trump ndaj Pence sa kishte njoftuar shërbimet sekrete më 5 janar. “Doja të sigurohesha se shërbimet sekret të ishin në dijeni të këtyre mosmarrëveshjeve, të cilat në një moment mund të shpërthenin”, tha Short.

Pak para se Pence të shfaqej ne Kapitol për rolin ceremonial , ai kishte publikuar një letër ku thoshte se nuk do të përmbushte dëshirën e Trump. Pence dhe familja e tij u detyruan të fshiheshin kur mbështetësit e Trump mësynë godinën, mes thirrjeve “vareni Mike Pence”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë