Ligjëroi drogat e forta, rrugët e qytetit amerikan mbushen me “zombi” të intoksikuar

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 11:41

Ligjëroi drogat e forta, rrugët e qytetit amerikan mbushen me “zombi” të intoksikuar

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 11:41

Rrugët e qytetit amerikan të Portlandit janë mbushur me njerëz të droguar pasi autoritetet vendosën të legalizonin përdorimin e drogave të forta, duke çuar në një rritje të ndjeshme të vdekjeve nga mbidoza.

Policia thotë se rrugët janë mbushur me të pastrehë që shesin e blejnë drogë hapur, ndërsa përdoruesit e narkotikëve vijojnë të rriten ndjeshëm, raporton Fox News.

Fotot e publikuara në internet shpalosin situatën tejet të rëndë në qytetin e shtetit të Oregonit. Që nga vitit 2021, vdekjet nga mbidoza janë rritur me 41 përqind.

Këto skena vijnë 16 muaj pas votimit për dekriminalizimin e drogave të forta në shtetin e drejtuar nga demokratët. Oregoni ishte shteti i parë në Amerikë që dekriminalizoi posedimin e sasive të heroinës, metamfetaminës, LSD-së, oksikodonit dhe drogave të tjera për përdorim personal.