Maturantët testohen sot në matematikë, detaje nga provimi

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 16:24
maturantet provimi gjimnazet matematika 1280x701

Maturantët testohen sot në matematikë, detaje nga provimi

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 16:24

Pas provimit të Gjuhës së Huaj dhe atij të Gjuhës Shqipe e Letërsisë, gjimnazistët do t’i nënshtrohen sot testimit në lëndën e Matematikës. Provimi do të fillojë në orën 10 dhe do të përfundojë në orën 12:30.

Sipas Ministrisë së Arsimit, në të gjithë vendin janë ngritur 167 qendra testimi me 7 mijë mësues administrues, teksa 33 mijë maturantë do të marrin pjesë në testim.

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë janë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë për pyetjet me zhvillim.

Për sa i përket nivelit të vështirësisë, 40% të pikëve të testit do të jenë niveli i parë, 40% niveli i dytë dhe 20% që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë, të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.

Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25% të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër, për t’i dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar, në ditët e para të korrikut.