“Mbi 17 milionë euro për “Smart Balkans”, programi rajonal ofron 450 grante për shoqërinë civile dhe median

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 20:15

“Mbi 17 milionë euro për “Smart Balkans”, programi rajonal ofron 450 grante për shoqërinë civile dhe median

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 20:15

“Smart Balkans” është programi  më i ri rajonal i financuar nga qeveria norvegjeze për të fuqizuar shoqërinë civile në Ballkan në fushën e sigurisë dhe mirëqeverisjes.

Ky projekt 4-vjeçar synon që përmes 450 granteve të bashkëpunojë me qytetarë, shoqërinë civile, median dhe qeveritë. Përgjegjës për zbatimin e këtij programi në Shqipëri dhe Kosovë është Instituti  për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ku drejtori ekzekutiv Sotiraq Hroni tregoi fondin e alokuar.

Pjesë e panelit të parë në prezantimin e këtij projekti ishin zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, sidhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, që ndanë idetë e tyre mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Po u mbajt nesër konferenca e parë ndërqeveritare ne nuk kemi struktura,  nuk ka lidhje vetoja apo pengesa të tjera që nxjerr qeveria”, deklaroi Tabaku.

Eksperti i sigurisë Fabian Zhilla sugjeroi që projekti Smart Balkans të ketë më shumë qasje ndaj të rinjve, të thyej barrierat që vendosen ne komunikimin me institucionet shtetërore si dhe të përfshijë sa më shumë akademikë.