‘’Mbrëmje gjigantësh’’, Kadare mbledh ”ajkën” e aktorëve shqiptarë në Vlorë

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 17:59

‘’Mbrëmje gjigantësh’’, Kadare mbledh ”ajkën” e aktorëve shqiptarë në Vlorë

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 17:59

Poezia e Ismail Kadaresë, ka mbledhur në Vlorë vetë shkrimtarin si dhe artistët e mëdhenj të skenës dhe kinematografisë shqiptare.

Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Arben Derhemi dhe Olta Daku ishin aktorët që në regjinë e Driada Dervishit performuan një mbrëmje të veçantë pranë detit.

Nga mbrëmja e kushtuar Ismail Kadare

Poezitë e gjigantit të letrave shqipe u interpretuan nga aktorët pjesëmarrës. Gjithashtu, u interpretuan edhe këngë me tekste nga poezitë e Kadaresë.

Një mbrëmje e jashtëzakonshme me poezitë e Kadaresë, ishin përshtypjet e gjithkujt që e përjetoi nga afër këtë aktivitet, ku protagonistët cilësohen si të papërsëritshëm në zhanrin e tyre.