Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Me 10 dollarë mund të bëhesh pronar i vilës marramendëse të “Zotit të Qiejve”

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 12:41 | Bota

Një fatlum do të ketë mundësinë të jetojë në vilën luksoze të Zotit të Qiejve, një prej trafikantëve më famëkeq të drogës në Meksikë.

Qeveria meksikane ka vendosur ta japë me lotari shtëpinë e Amado Carrillo-s, që vlen 4,5 milionë dollarë, me biletat që kushtojnë vetëm 10 dollarë. Sipas mediave, qeveria parashikon të shesë 3 milionë të tilla.

Prona me sipërfaqe 3500 metra katrorë ndodhet në kryeqytetin meksikan, në lagjen luksoze “ Jardines de Pedregal”. Ajo është sekuestruar nga autoritetet meksikane që prej vdekjes së Carrillo-s, 25 vite më parë.

Vila e jashtëzakonshme ka 9 dhoma gjumi, 5 prej të cilave kanë nga një jakuzi. Rezidenca është e pajisur edhe më një sauna, një bibliotekë, një dhomë ndenjeje dhe një dhomë ngrënieje me një kuzhinë gjigante.

Duke qenë shtëpia e një trafikanti droge, nuk mund të mungojë edhe një dhomë e gjitha kushtuar sigurisë, ndërsa qilari i verës dhe dhoma e festave plotësojnë ambientet për të kaluar kohën e lirë. Pishina në oborr është gjithashtu e jashtëzakonshme, ndërsa parkimi ka vend për 24 makina.

https://a2news.com/2021/11/05/zoti-i-qiejve-misteri-i-njeriut-me-shume-fytyra-i-cili-dominoi-trafikun-e-kokaines-para-el-chapos/

Carrillo e bleu vilën falë pasurisë marramendëse që vuri si drejtues i Kartelit të Juarez. Pas vdekjes së Pablo Escobar, ai u bë personi që siguronte kokainën në të gjithë hemisferën perëndimore. Nofka “Zoti i Qiejve” iu vu për shkak të flotës me avionë Boeing 727 dhe avionë privatë, që Carrillo përdorte për të transportuar kokainën drejt Shteteve të Bashkuara.

Sipas përllogaritjeve të drejtësisë amerikane, ai fitonte rreth 300 milionë dollarë në javë nga shitja e lëndëve narkotike dhe 1% të fitimeve e përdorte për të paguar zyrtarët meksikanë.

Pasi Agjencia Amerikane e Antidrogës, DEA, u vu në ndjekje të tij, Carrillo vendosi të kryente ndërhyrje kirurgjikale për të ndryshuar pamjen. Në vitin 1997, pas një operacioni në Meksiko Siti në 4 korrik 1997, ai humbi jetën si pasojë e ndërlikimeve. Më 7 nëntor të atij viti, mjekët që kishin kryer operacionin, u gjetën të vdekur.

https://a2news.com/2021/07/06/narko-lotari-me-10-dollare-mund-te-fitoni-vilat-dhe-pasurite-e-el-chapos/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani