Meta takon Aliyev, diskutojnë për gazin

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 10:21
WhatsApp Image 2022 06 17 at 10.07.40 AM 942x720

Meta takon Aliyev, diskutojnë për gazin

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 10:21

Gjatë vizitës në Azerbajxhan, presidenti Ilir Meta është takuar me homologun vendas, Ilham Aliyev

Në njoftimin për shtyp të presidencës, shkruhet se Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston për forcimin e gjithanshëm të tyre në fushat me interes reciprok.

Në këtë kuadër, të dy Presidentët vlerësuan nevojën jetike të fuqizimit të mëtejshëm të TAP, si dhe të zbatimit të shpejtë të projektit IAP (Gazsjellësi Adriatiko-Jonian), që do të sillte një impakt më të madh për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

“Në bisedën e frytshme u nënvizua me shumë interes thellimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit, si dhe rritja e mëtejshme e shkëmbimeve midis dy vendeve”, thuhet mes të tjerash në njoftim.