Nafta 265 lekë, qeveria-operatorëve: Mos abuzoni me çmimet, ju pezullojmë aktivitetin

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 18:10
CMIMI TAVAN NAFTA frame 2341 1280x720

Nafta 265 lekë, qeveria-operatorëve: Mos abuzoni me çmimet, ju pezullojmë aktivitetin

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 18:10

Bordi i Transparencës vendosi këtë të premte çmimet e reja të karburanteve, të cilat kapën shifra që kurrë nuk ishin parë në Shqipëri.

Duke nisur nga ora 18:00 e kësaj të premteje, nafta në pikat e karburantit do të jetë me 265 lekë, benzina 241 lekë për litër, ndërsa gazi 86 lekë.

Në njoftim, Bordi tërheq vëmendjen e operatorëve që të mos abuzojnë më çmimin pasi në të kundërt do t’i pezullohet aktiviteti.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.