Nëndetësja e re britanike, e mbushur me raketa Tomahawk e silurë Spearfish, lundron në Mesdhe

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 13:11

Nëndetësja e re britanike, e mbushur me raketa Tomahawk e silurë Spearfish, lundron në Mesdhe

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 13:11

HMS Audacious është nëndetësja e re e Marinës Mbretërore Britanike, e cila ka kushtuar 1,6 miliardë paund, e pajisur me raketa Tomahawk, silurë Spearfish dhe 18 mijë raketa më të vogla.

Ajo ka nisur lundrimin dhe tashmë është në misionin e parë të NATO-s duke lundruar për në Mesdhe.

Daily Mail shkruan se kjo është një nga nëndetëset më të avancuara të Marinës Mbretërore. Ajo ishte gati për lundrim në shtator të vitit të kaluar përpara se të kalonte dy muaj testime intensive pranë bazës detare në Clyde, Skoci.

Nëndetësja lundroi fillimisht në Gjibraltar, aty ku u ngarkua me raketat Tomahawk, ndërsa më pas kaloi në thellësitë e Atlantikut të Veriut e më tej në ujërat e Mesdheut.

Daily Mail kjo nëndetëse ka marrë pjesë në stërvitje të përbashkët të NATO-s me forcat detare greke, turke dhe ato amerikane.