Nga Afrika, karkalecat po transferohen në Europë, “pushtohet” ishulli italian  

Publikuar më: 17/6/2022, ora 21:56

Nga Afrika, karkalecat po transferohen në Europë, “pushtohet” ishulli italian  

Publikuar më: 17/6/2022, ora 21:56

Pushtimi i karkalecave vijon gjithmonë e më i furishëm, çdo vit që kalon. Nga Afrika dhe Azia e Mesme, tashmë insektet grabitqare që spostohen së bashku me qindra milionë ekzemplarë, po mbërrijnë në Europë.

Ishulli italian i Sardenjës, një nga perlat e turizmit ndërkombëtar,  po përjeton prej muajsh vështirësi për shkak të insekteve që dëmtojnë çdo të mbjellë, por që janë edhe burim shqetësimi për banorët dhe turistët e shumtë.

Për më shumë, ky është viti i katërt i këtij fenomeni, që paraqitet çdo vit edhe më shqetësues. Në 2019, zona e goditur përfshinte një hapësirë vetëm 2 mijë hektarë, tashmë kalohen 50 mijë hektarët, dhe nga analiza e vezëve që arrihen të depozitohen, ekspertët parashikojnë se numri i karkalecave dhe hapësira  e goditur do dhjetëfishohet çdo vit.

Një makth, kur mendohet se në çdo metër katrorë të zonës së interesuar, veçanërisht në pjesën qendrore të ishullit, mund të gjenden nga pak qindra deri në 2700 karkaleca.