Objektiva maksimale, skuadra kuqezi bëhet gati për Lojrat Mesdhetare 2022

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 17:13

Objektiva maksimale, skuadra kuqezi bëhet gati për Lojrat Mesdhetare 2022

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 17:13

Shqipëria është një nga 26 vendet që do të marrë pjesë në Lojrat Mesdhetare 2022.

29 sportistë në 10 disiplina të ndryshme do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi me objektivin maksimal, fitimin e sa më shumë medaljeve. Dy mungesa të rëndësishme në këtë event do të jenë dy kampionët Briken Calja dhe Izmir Smajlaj, të dy të dëmtuar.

Megjithatë, sipas kreut të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, pretendimet janë të mëdha në çdo fushë. Sportistët tregojnë se përgatitjet kanë shkuar mirë dhe janë opitimistë se do të sjellin medalje në Shqipëri.

Lojrat Mesdhetare 2022 do të mbahen në Algjeri, prej datës 25 qershor deri në 5 korrik.