Portieri golashënues kandidon për President

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 22:33
chilavert

Portieri golashënues kandidon për President

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 22:33

Ish-portieri i Paraguajit, Jose Luis Chilavert, i cili u bë i famshëm në të gjithë botën për golat që shënonte me goditje dënimi dhe penallti, ka kandiduar për President të vendit të tij.

“Pasi reflektova dhe ndjeva përgjegjësinë për të ndërtuar një Paraguaj më të mirë, vendosa të zyrtarizoj kandidaturën time për President, në mënyrë që populli ynë të jetë i lumtur dhe të ndihet krenar që është paraguajan”, shkruan 57-vjeçari në rrjetet sociale.

Chilavert ka shënuar 46 gola në karrierën e tij me klube dhe 8 për ekipin kombëtar.