Problemi në këmbën e majtë, Nadal tregon se çfarë e pret

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 16:48
nadal 1

Problemi në këmbën e majtë, Nadal tregon se çfarë e pret

Përditësuar më: 17/6/2022, ora 16:48

Rafa Nadal është shprehur se ka ndërmend që të luajë në Wimbledon, Grand Slam-in që do të nisë në 27 qershor, duke larguar frikën e fansave të tij për një tërheqje të mundshme pas triumfit në Roland Garros.

“Synimi im është që të luaj në Wimbledon. Nga stërvitjet që kam bërë, ka shumë mundësi. Do të udhëtoj të hënën në Londër, me synimin për të luajtur. Dua të luaj në Wimbledon, të pushoj, të shkoj në Kanada dhe më pas në US Open”, tha 36-vjeçari.

Nadal ka kryer terapi në këmbën e tij të majtë, që i shkakton dhembje për shkak të sindromës Muller-Weiss, dhe duket se kjo terapi ka dhënë rezultat.