Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Protestat do të vazhdojnë, veteranët e Kosovës nuk pajtohen me kryeministrin Kurti

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 13:41 | Kosova
Protestat do të vazhdojnë, veteranët e Kosovës nuk pajtohen

Veteranët e luftës në Kosovë do të vazhdojnë me protestat kundër qeverisë. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Faton Klinaku, tha se takimi me kryeministrin Albin Kurti nuk përfundoi mirë.

Ai sqaroi se palët nuk gjetën dakordësi për kërkesat e veteranëve. Klinaku theksoi se protestat do të vazhdojnë deri në tërheqjen e projektligjit për rritjen e pagës minimale dhe vendosjen e tyre në të.

Gjithashtu shtoi se Kurti ka premtuar se do t’ju dërgojë një propozim konkret me shkrim organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave bënë me dije se në kryeministri diskutuan edhe listat e veteranëve, për të cilat Kurti pretendon se janë të fryra. Megjithatë ata thonë se për këtë çështje I takon gjykatës që të shprehet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani