Publikohet teza e provimit të matematikës

Publikuar më: 17/6/2022, ora 12:26
Publikohet teza e provimit te matematikes 1280x720

Publikohet teza e provimit të matematikës

Publikuar më: 17/6/2022, ora 12:26

Një llogari në rrjetet sociale me emrin “Studentët denoncojnë” ka publikuar fotografi që pretendojnë se janë tezat e provimit të matematikës për maturantët e këtij viti, provim që zhvillohet këtë të premte duke filluar nga ora 10:00.

Sipas postimit, tezat janë publikuar rreth një orë pas nisjes së provimit, dhe në rrjetet sociale janë postuar dy variantet, A dhe B.

Ky është provimi i tretë i maturës që zhvillohet këtë vit, pas atij të gjuhës së huaj dhe atij të gjuhës shqipe e letërsisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, në të gjithë vendin janë ngritur 167 qendra testimi me 7 mijë mësues administrues, teksa 33 mijë maturantë do të marrin pjesë në testim.

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë janë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë për pyetjet me zhvillim.

Për sa i përket nivelit të vështirësisë, 40% të pikëve të testit do të jenë niveli i parë, 40% niveli i dytë dhe 20% që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë, të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.

Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25% të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër, për t’i dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar, në ditët e para të korrikut.